Sarandë, më 28 maj, Bashkia çel zyrtarisht sezonin turistik “Verë 2021”

Më 28 maj, Bashkia e Sarandës çel zyrtarisht sezonin turistik “Verë 2021”.

Sipas burimeve bashkiake, më shumë se 6 orë, prej mbrëmjes së 28 majit, do t’i dedikohen veprimtarive celebruese për zyrtarizimin e çeljes së sezonit “Verë 2021” në Sarandë.

Nderkohe bashkia ka gati tashme një poster në vend të ftesës: “Eja në Sarandë”, i cili do te vendoset në një prej “portave” hyrëse te qytetit. Në fasadë te dukshme instaluar te Rrapi ne rrugen hyrese kryesore tradicionale te qytetit do te shfaqen imazhe te kartolinës vizive të ofertës turistike 2021.

Po sipas ketyre burimeve “Banera të tjerë me slloganin e njohur “Saranda 3D: Diell, Det, Dashuri”, si dhe “Summer Saranda” e “100 vjet Bashki”, të shpërndara në shetitore prej Limanit përshirë tërë hapësirën e Plazhit “Centrali”, do të jenë “skenografia” e teatrit të festimeve. Ajo do të plotësohet nga kavaletat me piktura të ekspozitës më të fundit të Galerisë, që do të vendosen e vizitohen si atelie në natyrë.

“Saranda që kishim” do të vijë përmes objektivit të fotoreporterit Luan Qendro. E tërë shetitorja dhe hapësira e rërës së Plazhit të Centralit do të jenë për aktorë që ofrojnë turizëm. Hotele që promovojnë ofertën 2021, Bashkia që rekomandon çfarë të vizitohet ndër pikat e interesit turistik, skuadra life guard që demonstrojnë episide shpëtimi në plazhe.

Nderkaq, grupe çiklistësh, do pedalojnë midis njerëzve, duke shpërndarë mesazhe ftese me mbishkrimin “Eja në Sarandë” e “Pusho shqip”, shkruar në bluzat e tyre. Lundrimi me serfi që bën të rrëshkasin mbi ujë trupa të broxuar, do të jetë pjesë e aksionit në det.

Te rëra e plazhit, pranë peizazhit të shezlongëve e çadrave, shahistët e rinj do të shpalosin sportin e mendjes.

Ajri do të jetë i skuadrës që fluturojnë mbi Gjirin e Sarandës me simbole sezoni. Deti i flet tokës nga bordi i anijes turistike. Në të vozitin operatorë turistikë dhe personalitete, mosha rinore dhe fëmijë-aktorë e valltarë të vegjël, instrumentistë dhe mjeshtra të polifonisë.

Anija ndalet tek platforma përballë skulpturave dhe qytetari i parë e autoritete të tjera, të pranishme, japin mesazhe dhe urime për sezon të mbarë. Ndërkaq, hapet shampanja dhe hidhen fishekzjarret e festës, si një kulm i saj.

Sipas burimeve bashkiake ,qershinë në tortën e kësaj feste të sezonit të ri e ofron dokumentari dedikuar rrugëtimit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint, “E ardhmja fillon sot”, që do të projektohet në një ekran të madh buzë detit. Pas kësaj, vijnë orët e argëtimit për moshat rinore.

Nderkohe te gjitha njesite akomoduese te turisteve ne Sarande dhe Ksamil, tashme jane gati dhe kane nisur te presin turistet e muajit maj. Te tjera njesi kane konfirmuar prenotime per turiste vendas dhe te huaj si ne Sarande edhe ne Ksamil. Ne qytet dhjetra tuiste te huaj dhe qindra vendas jane te pranishem duke shijuar oferten turistike 2021.

Vetëm pak dite me kreu i bashkise Gurma inicoi nje takim, vlerësuar i dobishem nga pjesemarresit, me perfaqesues te subjekteve turistike duke kerkuar nga secili evidentimin e problematikave dhe adresimeve per nje sezon turistik sa me te suksesshem.

Pritshmerite e 2021-it jane për 800 mije turiste, aq sa u arriten ne vitin 2019,-deklaroi kryetari i Bashkisë Adrian Gurma gjate nje interviste te fundit per televizzionin publik shqiptar.