Shqipëria nën pushtetin e dëborës, stadiumi Sarandës i vetmi që i shpëtoi acarit

Shqipëria prej ditësh vuan temperaturat e ulëta të motit dhe borën e dendur. Stadiumet në Shqipëri u pushtuan nga bardhësia, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të aktiviteteve sportive.

I vetmi stadium që I ka shpëtuar një gjëje të tillë është ai i Sarandës.

Stadiumi “Butrinti” duket në gjendje perfekte për të zhvilluar një ndeshje futbolli, teksa është mirëmbajtur në kushte të mira.

Tribuna e mbuluar dhe bari sintetik i përmirësuar pak kohë më parë e bëjnë stadiumin e Sarandës një ndër të vetmit ku për momentin mund të zhvillohen ndeshje normale futbolli. Kujtojmë se deri në 20 shkurt FSHF shtyu aktivitetin sportiv.