Sarandë, ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike

Në prag të sezonit të ri turistik po marren të gjitha masat për një turizëm turistik.

Në Sarandë dhe në Vlorë ka nisur puna për dezinsektimin e zonave turistike.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manasterliu.

“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan Manasterliu. /Sarandanews.com/