Tragjike: Humbën jetën një 22- vjeçare në Delvinë

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në qytetin e Delvinës, ku një 22 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht.

Për këtë ngjarje Hari Imeri shkruan:

“Mes dhimbjes së papërshkrueshme familja Baxho po përjeton ndarjen nga jeta të vajzës së tyre 22 vjeçare Evgjeni Baxho. Delvina humbi një vajzë jo vetëm të re në moshë por edhe të dashur për shoqërinë, të kulturuar për bashkëqytetarët dhe të mirëarsimuar.

Me lutjen drejtuar Zotit për lehtësim në dhimbjen e tyre të madhe, dëshiroj ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të vajzës të urtë Evgjeni Baxho”, shkruan Imeri.