Z. Kryeministër, a mund të bëhen këto 2 km rrugë që të çojnë tek “Syri Kaltër”?

“Syri i Kaltër” është një ndër vendet më të frekuentuara nga ana e turistëve gjatë sezonit turistik.

Por ajo që mbetet shqetësimi kryesorë prej vitesh nga turistë vendas e të huaj është gjëndja skandaloze e rrugës që të çon tek “Syri i Kaltër”.

Avokati nga Saranda Adriatik Lapaj ka bërë një status ku i kërkon kryeministrit të ndërhyjë për rikonstruksionin e këtij segmeti.

“Z. Kryeministër,
Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore turistike në vend.

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër. Vizitohet nga mijëra turistë në ditë gjatë sezonit.

Rruga për te burimi është vetëm 2 kilometra nga rruga nacionale Gjirokastër-Sarandë.

Gjendja është si në foto.

A mund të bëhen këto 2 kilomtera rrugë se ai vend po të menaxhohet mirë mund të prodhojë para me shumicë”, shkruan Lapaj. /Sarandanews.com/