Mbi 1000 mjekë pranojnë të punojnë vullnertarisht në luftën kundër koronavirusit
Mbi 1000 mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur deri më tani thirrjes për t’u rregjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit.
Ky fakt u dha në prononcimin e sotëm nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shprehu një mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për popullin shqiptar.
Rama theksoi se bonusi 1 mijë eurosh për mjekët dhe infermierët do të jetë i vlefshëm dhe për vullnetarët. /Sarandanews/