Njoftimi i policisë: Bllokohet kufiri me Greqinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grekë dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi.

Ndërsa pika kufitare e Kapshticës do vijojë e hapur deri në një urdhër të dytë. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu, Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.