Denaj: Mandati i tretë i PS-së, mandati i gjithë shqiptarëve
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se mandati i tretë i Partisë Socialiste është mandati i gjithë shqiptarëve, në përfundim të procesit të numërimit të votave edhe për kandidatët në Sarandë.
“Shqipëria fitoi. Falënderim, për të gjithë votuesit në qarkun e Vlorës, që i besuat mandatin e 3-të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Ne jemi kampionët dhe vetëm ne do të mund të vazhdojmë përpara punët e nisura, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
Mandati i Partisë Socialiste është mandati i gjithë shqiptarëve”, tha ministrja Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Vlorës.