Sarandë, Ina Zhupa kandidatja më e votuar nga demokratët
Ka përfunduar proçesi i numërimit në bashkinë e Sarandës, ku kandidatja më e votuar nga Partia Demokratike është Ina Zhupa.
Zhupa ka pasur një rivalitet me kandidatin tjetër Jolio Dine, i cili gjithashtu ka marrë vota të konsiderueshme nga ana e demokratëve të Sarandës.
Znj. Zhupa ka marrë 1597 vota në total, ndërsa pas saj u rendit Jolio Dine me 1250 vota.
Ndërkohë, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Bujar Leskaj në Sarandë mori vetëm 499 vota
Më poshtë tabela e votave për kandidatët e Partisë Demokratike. /Sarandanews.com/