Ambasada japoneze zbardh detajet nga takimi mes ambasadorit Makoto dhe Gurmës
Ambasada Japoneze në vendin tonë ka publikuar takimin që ambasadori Ito Makoto ka zhvilluar në Sarandë me kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma.
Sipas ambasadës qëllimi i takimit ishte miqësia dhe bashkëpunimi mes Ambasadës së Japonisë dhe qytetit të Sarandës.
“Më datë 9 mars, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z. ITO Makoto zhvilloi një vizitë në qytetin e Sarandës, dhe u takua me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Z. Adrian Gurma.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito, shprehu dëshirën për të krijuar marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese mes Ambasadës së Japonisë dhe qytetit të Sarandës”, theksohet në njoftimin e ambasades japoneze. /Sarandanews/