Policia merr në ruajtje qëndrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol
Ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit në të gjitha Qendrat e Votimit në të 4 bashkitë: Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.
I gjithë procesi i dorëzimit ka kaluar pa asnjë problem.
Ndërkohë, Qendrat e votimit janë marrë në ruajtje nga forcat policore, të cilat do të jenë gatishmëri të plotë për çdo problem që mund të shkaktohet deri në mbylljen e procesit të votimit dhe dorëzimin e kutive në KZAZ, aty ku më pas do të fillojë procesi i numërimit të votave.