Konispol, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore, zëvendësohen 7 komisionerë
Në KZAZ-në 19, në Konispol janë zëvendësuar 7 komisionerë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare.
Në 16 qendrat e votimit të Konispolit kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore.
Ndërkohë, janë zëvendësuar 5 komisionerë të caktuar nga LSI dhe 2 komisionerë nga PD.
Edhe në Konispol, pritet të ketë pjesëmarrje të ulët të votuesve, për shkak të karantinës 2 javore që duhet të bëjnë të gjithë shtetasin që vijnë nga Greqia, në një kohë kur shumë nga banorët e zonës janë emigrant në shtetin fqinj.