Taqo Lapa dhe Matilda Qurku thyejnë heshtjen zgjedhore, pretendojnë se po shpërndahen leje legalizimi

Taqo Lapa kandidati për deputet i LSI Sarandë së bashku me Matilda Qurkun e PD kanë thyer sot heshtjen zgjedhore.

Pa ndonjë fakt, ata kanë dal në një komunikatë për mediat para Kadastrës, ku pretendojnë se po shpërndahen leje legalizimi në këmbim të votës.

Taqo Lapa i cili duket se ka marrë shembull nga Ilir Meta për thyerjen e heshtjes zgjedhore, thekson se këtë rast të AKSH do e denoncojë në KQZ.

Deklarata e plotë.