Tritan Shehu kallëzon penalisht shtatë kryebashkiakët e qarkut të Gjirokastrës
Drejtuesi i listës së PD në Gjirokastër, Tritan Shehu ka paditur në Prokurori shtatë kryetarët e bashkive të qarkut.
Sipas Shehut, aty kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektorale brenda afatit që përcakton ligji.
Pjesë e dosjes ishin edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët, sipas tij, ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim “diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet”.
“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, thekson ai.