Mesazhi i Niko Kurit për bashkëqytetarët e tij: Pse duhet të më besoni votën më 25 prill
Mesazh nga kandidati për deputet Niko Kuri
Të dashur bashkëqytetarë!
Kohët e fundit, jetuam një situatë të paprecedenta. Kriza shëndetësore globale ka ndryshuar jetën tonë, ka ndryshuar jetën e njerëzimit. Punonjësit shëndetësorë janë përballur me një barrë më të madhe fizike dhe psikologjike.
Personalisht, kam përjetuar intensitetin e punës, dhimbjen dhe trishtimin e bashkëqytetarëve tanë, sepse ndonjëherë nuk ia dolëm. Unë jetova gëzimin e bashkëqytetarëve të mi kur si mjek munda t’I ndihmoj në problemin e tyre. Dhe si shpërblim mora mirnjohjen e pafund të tyre gjatë dy dekadave me radhë që kam shërbyer në Spitalin e Sarandës.
Në këto rrethana të vështira dhe të çuditshme, unë u thirra në një mision të ri. Në zgjedhjet e 25 Prillit për parlamentin e ri të vendit, unë jam kandidati i partisë “Pakica Kombëtare Greke për të Ardhmen”, në listën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ishte nder për mua ky propozim dhe e pranova me kënaqësi. Dhe ky nuk ishte një vendim spontan i momentit. Megjithë ngarkesën time të madhe të punës dhe përgjegjësitë familjare, unë gjithmonë kam qenë i interesuar për atë që po ndodh rreth nesh dhe dua të kontribuoj për ndërtimin e një botë më të mirë për fëmijët tanë.
Për 10 vjet kam marrë pjesë aktive në politikë dhe konkretisht në strukturat e partisë MEGA, duke pretenduar një pozitë më të mirë për Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri, jo nëpërmjet konfliktit dhe ndarjes siç veprojnë disa për arsye politike, por si një vlerë për shtetin shqiptar, pasi gjithmonë ky komunitet ka qenë faktor bashkëjetese paqësore, zhvillimi dhe përparimi.
Partia në të cilën unë marr pjesë dhe shërbej, në vend të retorikës së zbrazët, zgjodhi propozimet thelbësore, në vend të konfliktit, zgjodhi dialogun, në vend të ndarjes, kërkon bashkimin e bashkatdhetarëve tanë. Kandidimi im është pjesë e këtij kuadri.
Të dashur bashkëqytetarë!
Fakti që unë jam i vetmi kandidat në aleancë që jetoj realisht në rrethet Sarandë dhe Delvinë më shton peshën e përgjegjësisë time.
U drejtohem të gjithë qytetarëve të bashkive Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë, Delvinë me sinqeritetin që secili prej jush besoj se e ka konstatuar, të shprehin mbështetjen me vote ndaj kandidatures time se nuk do t’ju zhgënjej.
Garanci për këtë janë parimet me të cilat më riti familja ime, betimi i Hipokratit që më shoqëron gjithë jetën time dhe borxhi që ndiej ndaj shoqërisë, të cilat do më kontrollojnë dhe udhëheqin edhe në misionin tim të ri.
Periudha aktuale e zgjedhjeve nuk është si ato të mëparshmet.
Unë do të doja të vizitoja çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në mënyrë që të shkëmbejmë pikëpamje dhe ide, t’ju dëgjojmë dhe të më dëgjoni. Sidoqoftë, besoj se në këtë fazë jam më i nevojshëm në një front tjetër, në betejën e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Duke shpresuar se do të dalim shpejtë nga kjo situate, kërkoj mirëkuptimin tuaj me premtimin se diçka e tillë do të realizohet në vijimësi.
Do të doja t’u drejtohesha posaçërisht të gjithë minoritetit grek në qarkun e Vlorës nga Mursia deri në Nartë, atyre që qëndrojnë në atdheun e tyre por edhe atyre që janë në emigrim dhe t’u them se mbështetja ndaj meje do të jetë një bazament për në një ndërtesë e re në të ardhmen e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri.
U drejtohem me të njëjtin respekt të gjithë bashkëqytetarëve të mi në qarkun e Vlorës, duke u kërkuar mbështetjen si një përgjigje sfiduese për ata që dëshirojnë të na ndajnë. Qarku jonë përbëhet nga bashkësi me kultura dhe fe të ndryshme. Historikisht kjo ka funksionuar pozitivisht dhe jo negativisht. Gjuhët dhe besimet fetare të ndryshme nuk na penguan të ndajmë së bashku gëzime dhe hidhërime. Ne i detyrohemi vetes që ta ruajmë dhe përmirësojmë këtë harmoni duke parë përpara vizionin e përbashkët të Integrimit Evropian.
I juaji sinqerisht
NIKO KURI
Kandidat për deputet në Qarkun e Vlorës