Ina Zhupa me fermerët në Metoq e Çukë: Me 25 prill fiton prodhimi vendas!
Ina Zhupa, kandidatja per deputete e PD ne Qarkun e Vlores ne takimin e radhes ka bashkebiseduar me fermerët dhe blegtorët, në Metoq e Çukë. Me nje bllok ne dore, ka degjuara dhe ka mbajtur shenime ceshtjet e ngritura nga fermeret.
“Prezantova programin e Partisë Demokratike, për zhvillimin e kësaj hallke të rëndësishme të ekonomisë. Në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë, fermerët dhe blegtorët do të përfitojnë nga zhvillimi i infrastrukturës, subvencionimet, ulja e çmimit të naftës dhe heqja e barrierave me pronësinë. -pohoi pa stakimit Zhupa.
Duke u fokusuar te problematikat e fermereve te Sarandes, kandidatja demokrate me numrin 2 ne listen e Qarkut Vlore ka vene theksin te prioritetet e saj:
“Fermerët dhe blegtorët, punëtorë e të palodhur të Sarandës, meritojnë më shumë vëmendje dhe lehtësime , për të prodhuar më shumë në punën e tyre. Thanë se në 8 vite, nuk ka ardhur asnjë deputet të bisedoj me ata. U takuam sot, por do takohemi edhe shumë herë të tjera në të ardhmen, për një Sarandë dhe Shqipëri që i merr më të mirën tokës, prodhon më shumë. Në 25 prill fiton prodhimi i vendit tonë.”.