Nis muaji i Ramazanit/ Politikanët e Sarandës urojnë besimtarët

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi me masa kufizuese që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku i Sarandës iu bashkua urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për besimtarët muslimanë,në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

U pranofshin të gjitha agjërimet,lutjet e veprat”, shkruan Gurma.

Edhe kandidatja për deputete e Sarandës Ina Zhupa urou gjithashtu besimtarët gjarë një takimi me imamin e xhamisë Bledar Mullai.

“Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Agjërim të lehtë, për të gjithë besimtarët musliman. Qoftë ky muaji i begatisë, mirësisë dhe pastërtisë shpirtërore për të gjithë ju.

Me Bledar Mullain,  imamin e xhamisë Sarandë, diskutuam për kontributin e jashtëzakonshëm të besimit fetar në shoqëri.

Zoti ua pranoftë lutjet dhe sakrificën”, shprehet Zhupa.

Ministrja e Financave Anila Denaj shkruan:

“Në një takim me Kryemyftiun e Qendrës Kulturore të Xhamisë Sarandë.

Me nisjen e muajit të Ramazanit, ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë, argjërim të lehtë!

Zoti jua pranoftë dhe ju lehtësoftë!”, nënvizon Denaj.
Edhe kandiddati tjetër i PD Jolio Dine uron, “Agjerim te lehte dhe te pranuar gjithe besimtareve myslimane ne vigjilje te Muajit te Madherishem te Ramazanit!

Uroj Ramazan te begate per te gjithe Ju! Mbaresi dhe lumturi per te gjithe!

Gezuar per shume vjet Ramazanin!”, përfundon mesazhin e tij Jolio Dine. /Sarandanews.com/