“Lini kafet, mundeni Koronën me not në mars”, apeli i legjendës vlonjate për të rinjtë
Rrapo Taho sfidon Koronavirusin. “Panorama Sport” e ka gjetur Tahon dje në plazhin e ri pranë tunelit, në vendin e tij të preferuar. Për gazetën, Taho ka edhe një apel për të rinjtë.
“Siç e dini unë e filloj plazhin shpejt. Tani në mars uji është pak i ftohtë në fakt, por të bën mirë për shëndetin.
I këshilloj të rinjtë që të merren me aktivitete sportive dhe të mos qëndrojnë në kafene tani që është edhe situata e Koronavirusit.
Të mos frekuentojnë palestrat, por të vijnë këtu në plazh. Nuk do të thotë që të lahen, pasi jo çdokush mund ta bëjë, por të vijnë të bëjnë vrap e ushtrime fizike.
Ashtu do të jenë edhe më të shëndetshëm. Të mos frikësohen nga Koronavirusi, por të shikojnë mundësinë që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe sportive”, shprehet Taho.