Greqia nis planin e emergjencave për koronavirusin, oficerë në gjurmim dhe spitale në natyrë

Qeveria greke ka aktivizuar planin e saj konfidencial Artemis për të trajtuar COVID-19, me mobilizimin, ndoshta që të premten, të dy qendrave të reja operacionale të koordinuara nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, njofton Kathimerini.

Aktivizimi i kësaj faze të planit ndodh pasi Greqia regjistroi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri të enjten dhe pati shtim të infeksionit në 11 persona. Qeveria greke njoftoi për marrjen e një grupi të ri masazh duke përfshirë mbylljen dyjavore të teatrove, gjykatave, kinemave, palestrave, terrene sportive dhe klubeve për të trajtuar përhapjen e tij.

Mekanizmi i menaxhimit të krizave do të vihet në punë nga GADA, Selia e Policisë së Attika, Zjarrfikësit dhe Policia greke ELAS.

Prandaj, një grup prej 150 oficerësh të stërvitur me personal nga GADA do të ketë për detyrë të gjurmojë dhe identifikojë njerëzit që kanë pasur kontakt me rastet e infektuara dhe do të marrë masa për tí futur në karantinë.

Bazuar në shpërndarjen gjeografike të rasteve, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në gjendje të bëjë nëse është nevojshme, spitale në natyrë ose lundruese në zonat ku pacientët tejkalojnë kapacitetet e kujdesit intensiv.