Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI
Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar këtë të diel drejt qytetit të Vlorës.
Ai është ulur për të konsumuar një kafe në Lungomare.
Siç shihet edhe në foto, presidenti Meta nuk është shoqëruar nga truprojat e tij, por ai është në prani të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.
Po ashtu Meta është i ulur në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.