FOTOT/ PD Sarandë organizon mbledhje, thyen rregullat e distancimit social

Dega e PD Sarandë ka organizuar një mbledhje mbrëmjen e sotme.

Prezent ishte kreu i degës së PD Hariz Mema, kryetari i FRPD si dhe antarët e tjere të partisë që kanë diskutuar rreth udhëzimeve të reja që kanë mbërritur nga kryesia.

Ajo që ka rënë në sy është në mbledhjen e organizuar nuk janë respektuar aspak rregullat e distancimit social.

Shumica e antarëve duke filluar që nga kryetari Hariz Mema, nuk kanë pasur maska dhe doreza.

Edhe pse gjatë ditëve të fundit ka pasur një shtim të rasteve me COVID-19, ku dhe Saranda ka shënuar rastet e para dhe të gjithë po bëjnë thirrje për të zbatuar rregullat, drejtuesit e PD Sarandë kanë bërë të kundërtën.

Më poshtë fotot nga takimi. /Sarandanews.com/