VIDEO/ Transformimi rrënjësor i maternitetit të Sarandës
Materniteti i Sarandës ka pësuar tashmë një transformim rrënjësor pas investimit nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e tij, i cili ishte lënë në gjendje të mjerueshme për vite të tëra.
Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri publikoi pamje nga ky maternitet para dhe pas investimit, ku duket qartë transformimi që ka pësuar.
“8 vite transformim, punë jo gjumë. S’ka kohë për pushim, Vlora nuk ndalet”, shprehet Gjiknuri.
Materniteti i ri i Sarandës është një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 336 milionë lekë, i cili u shërben 140 mijë qytetarëve të katër bashkive: Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq.