Gjirokastër, një banor i lagjes “Partizani” dyshohet me koronavirus, largohet drejt Tiranës
Tv Gjirokastra raporton se nja banor i lagjes ‘Partizani’ dyshohet të jetë prekur me koronavirusi.
Ai ishte kthyer nga Italia disa ditë më parë. Pasi shfaqi probleme shëndetësore u largua drejt Tiranës për kontroll më të specializuar.
Për momentin nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Një ditë më parë u dyshua gjithashtu për një infermiere nga Përmeti.
Ajo qëndronte e shtruar në spital prej disa ditësh.
Analizat treguan se 59-vjecarja nuk ishte prekur nga koronavirusi.