Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës pas dorëheqjes së Balës, Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara

HIMARË– Këshilli Bashkiak i Himarës ka caktuar kryetarin e ri të bashkisë, i cili do të jetë Arqile Bollano. Ai do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë.

Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria i cili gjatë mbledhjes së sotme deklaroi tërheqjen nga gara, duke i mbetur detyra e re Bollanos.

Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar i Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendorë të 14 majit 2023.