“Për mandatin e 3 dhe optimizimi për një sezon turistik të sukseshëm”, Denaj fushatë e promovim Sarandës
E diela ka qenë një ditë takimesh për kandidaten për deputete Anila Denaj në Sarandë.
Ministrja e Ekonimisë dhe Financave është takuar me disa gra të Sarandës, ku fokus i bisedës ka qenë fitorja e zgjedhjeve dhe sezoni i ri turistik.
“Me gra të zonjat dhe mikpritëse të Sarandës
Mes bisedave për angazhimet dhe përpjekjet për t’ia dalë mbanë në këto kohë aspak të lehta, me mbështetjen që nuk do të mungojë edhe në #Mandatin3.
Me optimizmin dhe urimin që Saranda këtë vit të presë sa më shumë turistë, për të shijuar gjithë atraksionet natyrore, kulturore e historike që ky vend i bekuar ofron”, shprehet Denaj.
Në vijim znj. Denaj ka bërë dhe një apel për çdo person që shkon në Sarandë.
Ajo thekson se Kalaja e Lëkursit është një vend që nuk duhesh larguar nga Saranda pa e vizituar.
“Nëse dëshironi të shikoni Sarandën, në të gjithë bukurinë e saj mos e humbisni një ndalesë në Kalanë e Lëkursit.
Kjo kala daton që në shekullin e XVI, ka një pozitë strategjike në majë të një kodre 287 metra të lartë , mbi gjirin e Sarandës dhe qafën e Gjashtës, përballë Manastirit të Dyzet Shenjtorëve, duke e bërë një atraksion të veçantë të turizmit në qytetin bregdetar.
Në anën e majtë të hyrjes së saj ndodhen rrënojat e një kishe të vogël post bizantine, me piktura murale të shek. XVII-XVIII, që ngjallin jo pak kureshtje”, nënvizon Denaj. /Sarandanews.com/