Trafikonte lëndë narkotike kanabis e kokainë, policia arreston 24-vjeçarin në Sarandë

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Sarandë, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale G. A., banues në Ksamil, Sarandë.

Efektivët e policisë kanë sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-G. A., 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.