Nerimani mësuesja që ka edukuar shumë breza e vazhdon të kontribojë si kryetare e Shoqatës së Veteranëve në Sarandë
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, njëkohësisht dhe kandiadte për deputete në Sarandë Anila Denaj është takuar me zyshën e nderuar Neriman.
Ministrja i ka dhuruar në shenjë respekti znj. Nerman një buqetë me lule me rastin e ditës së verës, ndërkohë që ka vlerësuar dhe rolin e saj si mësuese gjatë këtyre 30 viteve.
“Me zyshën e nderuar Neriman, që në 30 vite si mësuese, ka edukuar sa e sa breza dhe ende vazhdon të japë një kontribut të çmuar edhe si kryetare e Shoqatës së Veteranëve në Sarandë”, shkruan ministrja Denaj.
Znj. Nerimani vlerësohet dhe nga banorët e Sarandës si shembull për të gjithë e në veçanti për gjithë intelektualet dhe nenpunesit. /Sarandanews.com/