VIDEO/ Butrinti nuk fal, merr tre pikët ndaj Albpetrolit

Butrinti ka marrë një tjetër fitore të artë në fushën e saj përballë skuadrës së Albpetrolit.

Një fitore e pastër me rezultatin 4-0 i dha tre pikët ekipit të drejtuar nga Milto Gurma.

Ai që i dha epërsinë Butrintit ishte bomberi Mario Gurma në minutën e 10-të të takimit, duke vijuar të shënojë rregullisht në çdo takim.

Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 36-të me anë Kolonjës që e dërgoi topin në fund të rrjetës.

K. Thodhori vulosi shifrat në 4-0 duke shënuar një dpientë në minutën e 84-të dhe 89-të

Një fitore e rëndësishme për Butrintin që mban vendin e dytë në renditje me 34 pikë, 1-pikë larg vendit të parë.

Ndeshja e radhës për Butrintin do jetë në transfertë kundër Memaliajt.

Golat e takimit. /Sarandanews.com/