5 ditë përpara zgjedhjeve nisin punimet për aeroportin e Vlorës
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilloi një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit për aeroportin e Rinasit.
Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve deklaroi sot se “Në 20 prill fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës”.
Një tjetër lajm i mirë tha më tej ministrja është se “Duke nisur nga data 28 mars, nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai nga kompania Flydubai. Fluturimi do të zgjasë rreth 6 orë. Do të operojë dy herë në javë të enjten dhe të dielën”.
E ndërsa brenda pak viteve Shqipëria pritet që të ketë funksionalë disa aeroporte, ministrja kërkoi përgatitjen e kuadrove. “Ne nuk kemi akoma pilotë shqiptarë, kemi djemtë dhe vajzat shqiptarë jashtë, por do të ishte mirë të ktheheshin.
Një nga planet që kemi është fillimi i ngritjes së kapaciteteve të para. Do të ishte mirë që te Politekniku që të fillonim të kishim një degë për aviacionin. Të kemi një kurrikul të vërtetë për kuadrot e ardhshme të aviacionit” tha ministrja.