Arlind Kasëmi për Vlorën, si shembull ndryshimi është i mundur
Nga Astrit Patozi
Arlind Kasëmi është një i ri i talentuar, që i bashkohet ekipit tonë përfaqësues për Vlorën. Studimet e larta i ka kryer për administrim biznesi dhe ka vendosur, që dijet t’i vendosë në dizpozicion të një sipërmarrjeje të sukseshme, të ngritur prej gati 30 vjetësh nga familja e tij.
Por Arlindi mendon se në Shqipëri ka ardhur koha që të rinjtë të angazhohen fort në politikë për të sjellë ndryshimin dhe tashmë e ka marrë vendimin e tij.
Jemi të nderuar që ai i bashkohet projektit tonë transformues për zgjedhjet e 25 prillit si më i riu i listës së Vlorës, ndoshta edhe i të gjithë ekipit kombëtar të Bindjes Demokratike.