FOTO LAJM: Oltion Çaçi kandidati i PS për bashkinë e Sarandës

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga zyrtarizimi i kandidaturave për kryebashkiak nga kryesia e PS, duket se gjithçka rreth emrave është vendosur.

Kështu burime të sigurta për Sarandanews.com kanë bërë me dije se kandidati për Sarandën nuk ka më dilema.

Ai do të jetë një emër i njohur dhe ndër më të mirët në Shqipëri në fushën e turizmit, Oltion Çaçi.

Çaçi do të jetë kandidatura zyrtare e PS për Sarandën për zgjedhjet e 14 majit.

Vetë Oltion Çaçi ka hapur dhe faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ku konfirmon kandidaturën për kryebashkiak në Sarandë.