LSI dorëzon listën në KQZ, ja deputetët që mbulojnë Sarandën dhe Delvinën
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar listën e deputetëve në KQZ.
Sarandanews.com ka siguruar emrat që LSI do kandidojë në qarkun Vlorë ku bie në sy që disa prej emrave do mbulojnë Sarandën e Delvinën.
I pari në listë do jetë ish- deputeti Luan Rama dhe pas tij vjen Dhimitraq Lapa që do kandidojë në Sarandë.
Përveç Lapës, nën siglën e LSI në Sarandë do jetë Gjergji Mano, i cili gjithashtu do mbulojë dhe Mursin.
I fundit në Sarandë do jetë Ilir Hysi që është dhe kreu i degës së LSI në këtë qytet.
Ndërsa në Delvinë, Monika Kryemadhi ka caktuar si kandidat për deputet Everton Shehu.
Më poshtë lista.