Pensionistja në Sarandë: Bëj punë të dytë për të përballuar jetesën

Pensionistja Bedrie Marjani tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se nuk është e kënaqur me pensionin e saj.

Ajo tha se bën një punë të dytë në një kompani private për të përballuar jetesën.

Ndërsa tregoi se ka qenë drejtoreshë banke për 20 vite, Marjani u shpreh se nuk meriton 420 mijë lekë të vjetra pension.

Ndër të tjera ajo shtoi se çmimet në Sarandë janë më të larta se në Tiranë duke qenë se është një qytet turistik.

“Unë mendoj se përsa u përket artikujve ushqimorë të domosdoshëm, Tirana është më e lirë se Saranda,” – u shpreh pensionistja.