Zgjidhet problemi i njerës prej motrave Zhulati në Sarandë
Zgjidhet problemi i njerës prej motrave Zhulati në Sarandë.
Me ndjeshmërinë sociale e njerëzore dhe me angazhimin e posaçëm të strukturave të specializuara të Bashkisë Sarandë, si hap i parë u mundësua pastrimi, higjienizimi, lyerja, dezifenktimi i banesës dhe vendosja e dy kujdestarëve nga Bashkia,
Për fatin e saj të keq, njëra nga motrat ndërroi jetë, duke lënë krejt të vetmuar motrën tjetër. Në kushtet e traumatizimit të shkaktuar nga ndarja prej të motrës, zonjës K. Zhulati iu ofrua shërbim i specializuar në spitalin ‘Petro Nako’’ Sarandë, ku iu dha asistenca mjeksore. Ndërkohë, u pajis me dokumentacionin e nevojshëm si kartë idenditeti e rinovuar etj.
Ndërsa, u gjet rruga e zgjidhjes përfundimtare të trajtimit të saj rezidencial.E asistuar nga personali i posaçëm mjeksor, ajo u shoqërua për në institucionin social “Opera Divina Providenza, Madonnina del Grappa” në Shkodër, si qendër e specializuar për persona me aftësi ndryshe.
Bashkia Sarandë, në ditët dhe javët në vijim, duke qenë në komunikim e bashkëpunim me personelin përgjegjës në Qendrën pritëse Shkodër, do të ndjekë përshtatshmërinë e saj në vendbanimin e ri.