Sondazhi i Sarandanews.com/ Matilda Qurku, nuk e gëzon mbështetjen e demokratëve në Sarandë
Sarandanews.com zhvilloi prej 1 jave një sondazh se cili do ishte figura ideale për të marrë drejtimin e degës së PD Sarandë.
Një ndër emrat e përzgjedhur ishte dhe ajo e sekretares së PD Sarandë Matilda Qurku, që aktualisht ka pozicionin më të lartë.
Ajo që u vu re nga sondazhi ku morën pjesë një numër i madh komentuesish dhe demokratësh, shihej qartë që Matilda Qurku ishte më pak e votuara.
Znj. Qurku edhe pse me postin më të lartë, duket se nuk e gëzon mbështetjen e demokratëve të Sarandës.
Madje dhe pse fushata ka nisur prej muajsh, Qurku është thuajse inekzistente në fushatë, duke u mjaftuar vetëm me shpërndarje postimesh në rrjetet sociale.
Nga emrat më të pëlqyer për të marrë drejtimin e degës së PD Sarandë ishte Kreshnik Bozho dhe pas tij figura më e pëlqyer ishte ajo e Jolio Dines. /Sarandanews.com/