Universiteti i Sarandës, degë e Universitetit të Tiranës do kthehet në një pol për zhvillimin e zonës

Deputeti Alket Hyseni ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me disa pedagogë në Sarandë.

Fokusi ka qenë tek Universiteti i Sarandës, degë e Universitetit të Tiranës për ta kthyer në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e zonës.

“Universiteti i Sarandës, Degë e Universitetit të Tiranës, do të ketë mbështetjen tonë maksimale për ta kthyer në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, jo vetëm në pikpamje akademike, por edhe një pol ekonomik, si dhe gjenerues i aktiviteteve social kulturore, duke gjallëruar jetën përgjatë gjithë vitit, sidomos përtej sezonit turistik.

U ndjeva nostalgjik mes kolegësh në një kafe me Dhonatin dhe disa pedagogë të nderuar, me të cilët shkëmbyem mendime dhe ide mbi arsimin, kulturën, zhvillimin e turizmit dhe ekonominë në përgjithësi”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/