Zgjedhjet vendore, Rama mbledh nesër kryetarët e bashkive

Teksa pritet caktimi i datës së zgjedhjeve vendore, kryeministri Edi Rama mbledh të premten kryetarët e bashkive. Takimi do të zhvillohet në Kryeministri në orën 10:00.

Në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërkohë PS ende nuk e ka vendosur se cilët prej kandidatëve do të kenë një mundësi të dytë për rikandidim dhe cilët do të përjashtohen nga kjo mundësi.

Deri më tani është konfirmuar Erion Veliaj, i cili do të kërkojë votën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Ky takim i kryeministrit Rama me kryebashkiakët vjen pak ditë pas mbledhjes së Kryesisë e cila përveçse vendosi për të bërë ndryshime në disa qarqe, nisi punën dhe për të kaluar në filtër të gjithë kryebashkiakët aktualë.