Situatë e rëndë në Sarandë, 2 persona të tjerë humbin jetën nga Covidi

Situata në Sarandë sa i përket infektimeve dhe vdekjeve nga Covidi mbetet mjaft shqetësuese.

Në përditsimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë 2 qytetarë të tjerë nga Saranda kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Sarandë u shënuan 21 raste, ndërsa në Delvinë 4 raste. /Sarandanews.com/