Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandë: Ja diskutimet dhe vendimet e marra

Në orën 13:00  të ditës së sotme, nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit, është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Bashkisë, me këtë rend dite:

1.P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 Janar 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.

2.P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Janar 2021”

3.P/Vendim  “ Për një shtesë në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2021”

4.P/Vendim “ Për miratimin e Komisionit të  Rregullores së Strukturave  Komunitare dhe ndërveprimi i tyre në Këshillin Bashkiak”

5.P/Vendim “ Për një ndryshim në vendimin nr.20 datë 15.05.2017 “ Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë se transportit taksi të udhëtarëve “

6.P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”

7.P/Vendim “ Mbi aprovimin e shërbimit në familje për motrat Zhulati ”

8.Analizë e punës nga Ndërmarja Ujësjellës Kanalizime sh.a ,Sarandë për vitin 2020 .

9.Raport nga Bashkia mbi ankesat e mbërritura nga komuniteti dhe trajtimi i tyre gjatë vitit 2020
Mbledhja e Këshillit Bashkiak e kësaj të premteje vjen pas mbledhjeve të zhvilluara nëpër komisione.

1.Komisioni i ekonomisë dhe financës, zhvilloi mbledhjen në datën 24  shkurt, ora 13:00.

2.Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike e zhvilloi mbledhjen po në datën 24 Shkurt, ora 14:00 .

3.Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, e zhvilloi mbledhjen në datën 25 Shkurt, në orën 12:00.

4.Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, e zhvilloi mbledhjen në datën 25 Shkurt në orën 14:00.