Delvinë, ndahet nga jeta Bashkim Meçe

Kreu i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Bashkim Meçes.

“Nga sot Bashkimi nuk do të jetë më mes nesh.

Familja humbi njeriun më të dashur.

Qyteti humbi një qyetar model dhe profesionist. Partia Demokratike humbi një nga kontributorët më të dashur. Unë humba një koleg dhe anëtar kryesie model.

I paharruar do të jesh Bashkim Meçe”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/