Jolio Dine denoncon drejtorin e shkollës në Ksamil: Urdhëron nxënësit të anëtarësohen në PS
Demokratët në Sarandë pretendojnë se Partia Socialiste po iu bën presion nxënësve në prag të zgjedhjeve.
Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe një prej kandidatëve të propozuar për deputet, shkruan në faqen e tij në Facebook se nxënësit anëtarësohen në PS me urdhër të drejtuesve të shkollave.
“Meqenese kerkuan prova pas statusit tim, ju ofroj kete fotografi nga shkolla “5 Deshmoret” Ksamil me drejtor Besnik Abedini! Politike ne mesim! Nxenesit anetaresohen ne Partine Socialiste me urdher te drejtuesve te shkollave! 25 prilli eshte afer, akoma me afer eshte edhe ndeshkimi per kedo qe shkel mbi dinjitetin e nxenesve!
Mbajeni mend!”, shkruan Dine teksa publikon edhe një foto, ku në pamje të parë shihet një i ri që plotëson një formular me logon e PS-së.