Takimet me qytetarët, reflekton Alket Hyseni, bashkëbisedim brenda rregullave kundër Covid-19

Prej kohësh aktivitetet politike ishin kthyer në një problem serioz në përhapjen e Covid-19, pasi politikanët thyenin rregullisht masat.

Një gjë e tillë ndodhte dhe në Sarandë në takimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Deputeti zonës Alket Hyseni ka reflektuar pas shkeljeve të masave dhe tashmë ka vendosur të zhvilluar takime nën respektimin e rregullave të vendosura për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Për shkak të masave kufizuese për situatën e pandemisë, po zhvillojmë takime në grupe të vogla në cdo rrugicë dhe lagje.

Nga bashkëbisedimi me banorë të Rrugës “Baba Sherifi” në Ksamil, të cilët pas investimeve në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit dhe ujrave të zeza, rrjetit elektrik, tashmë do kenë edhe rrugën e re sipas standarteve që i ka hije një qyteze turistike”, shkruan Alket Hyseni. /Sarandanews.com/