Mario Gurma, bomberi që u “mbylli gojën” kritikëve

Mario Gurma është kthyer menjëherë një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Butrintit.

I afruar gjatë merkatos së janarit, Gurma u shikua fillimisht me skepticizëm, kjo pasi kishte një periudhë që nuk aktivizohej si dhe ishte në një moshë të madhe.

Por, afrimi i tij u cilësua si një “qokë” nga ana e drejtuesve, pasi trajneri i skuadrës së Butrintit është dhe babai i tij, Milto Gurma.

Megjithatë fusha e lojës, golat dhe forma e tij mjaft e mirë ka bërë që Mario Gurma të jetë lideri i ri i skuadrës.

2 ndeshje 3 gola ky është bilanci pozitiv i sulmuesit të ri, i cili u ka “mbyllur gojën” dhe kritikëve për gjëndjen e tij.

Sulmuesi shënoi dy gola në takimin e djeshëm kundër Skraparit, ndërsa golin e parë e realizoi javën e shkuar kundër Gramozit.

Butrinti renditet në vendin e parë me 25 pikë grumbulluara dhe është një nga ekipet kryesore për tu ngjitur në Kategorinë e Parë. /Sarandanews.com/