Dasho Aliko sulmon mjekët e spitalit të Gjirokastrës
Kreu i demokrateve te Gjirokastres Dashnor Aliko, ka sulmuar spitalin e Gjirokastres dhe mjekët e saj.
Sipas Alikos, spitalit Rajonal të Gjirokastrës vetëm emri i ka ngelur, pasi për nga kushtet dhe sherbimi mjekësor nuk përmbush as standartet për të qene një spital lokaliteti.
“Spitalit Rajonal te Gjirokastres vetem emri i ka ngelur, pasi për nga kushtet dhe sherbimi mjekesor nuk permbush as standartet per te qene nje spital lokaliteti. Kambanat e alarmit kane rene më herët per të qe kur drejtimin e tij e mori Rilindja dhe kësisoj humbi edhe ate vlere dhe emer te mire qe trashegonte.
Spitali Rajonal “Omer Nishani” vuan sot nga mungesa e medikamenteve baze dhe nga mungesa e specialisteve qe kane “humbur” prej kohesh. Me kryesorja sot vec ketyre, eshte mungesa e nje anestezisti cka pamundeson funksionimin normal te nderhyrjeve kirurgjikale, duke e kthyer rjedhimisht kete spital vecse ne nje qender pritesish per pacientet qe vuajne semundjen dhe papergjegjshmerine totale menaxhuese te ketij institucioni.
Pra nese nje pacienti i duhet nderhyrje kirurgjikale e domosdoshme, ai duhet te udhetoje drejt Spitalit te Fierit me friken nese do te rezistoje i gjalle apo jo deri ne destinacion. Tani qe Korinoviruesi ka prekur edhe vendin tone, une kerkoj ne emer te Partise Demokratike te informohem nese jane marre masat e duhura ne Spitalin “Omer Nishani” ? A ka kapacitetet e duhura ? A ka mjek specialist infektolog dhe nese egziston ndonje laborator per egzaminimin e virusit ? Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne zonat rurale, a ka ndermarre masa konkrete per mbulimin e cdo fshati me mjek familjeje dhe infermjere ? A kane pajisjet dhe medikamentet e nevojshme ? Keto pyetje te fundit vlejne me shume pasi nga konstatimet tona, ne shume zona nuk ka pasur jo vetem mjekun e familjes, por as infermiere.
I bej thirrje gjithe institucioneve pergjegjese te kujdesit shendetesor ne Qarkun e Gjirokastres, t’i bejne prezent masat qe jane ndermarre dhe nese jane ngritur grupe pune apo jo. Partia Demokratike dhe gjithe grupi i keshilltareve te Shendetesise, jane ne dispozicion per te dhene asistencen e tyre cdokujt dhe njekohesisht per te mbeshtetur cdo instucion shendetesor me qellim te persosjes se efiçenses per cdo pacient. Qeveria e Partise Demokratike, do t’i riktheje dinitetin e munguar Gjirokastres duke i vleresuar me ngritjen e qendrave shendetesore moderne me specialiste te profileve perkatese. Universitetit te Gjirokastres do t’i ktheje dinjitetin e duhur duke zgjeruar gamën e degeve qe i pergjigjen kohes perfshire edhe profilin e Mjkekesise”, shkruan Aliko. /Sarandanews/