Delvinë, përfshihet nga flakët në ecje, shkrumbohet makina

Një automjet është përfshirë nga flakët në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në afërsi të fshatit Vane.

Burime zyrtare nga sherbimi zjarrfikes i Delvines bënë me dije se mjeti tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, ne pronesi te shtetasit Klement Lamaj ka marre flake ne ecje.

Ndërkohë, zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.