Situatë e rëndë edhe në spitalin e Delvinës si pasojë e Covid-19

Numri i lartë i infektimeve në Delvinë ka shkaktuar një dyndje pacientësh edhe në spitalin e Delvinës.

Dhjetra persona paraqiten në këtë spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe oksigjen përgjatë gjithë ditës, madje edhe në mbrëmje.

Burime informojnë se vetëm orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 dy persona nga Delvina, të cilët trajtoheshin në spitalet Covid në Tiranë.

Gjatë ditës së 9 shkurtit në Delvinë u raportuan 21 raste të reja me Covid, një numër shumë i lartë në krahasim me popullsinë.