Tragjike, Covid i merr jetën pedagogut 41-vjeçar që s’vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese

Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 41-vjeçare pedagogut të Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, Luis Seiti.

Prej ditësh Seiti po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Para 3 ditësh ai kishte përfunduar karantinën, ndërkohë ishin prekur edhe prindërit e tij.

Raportohet se Luis Seiti nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese.

Situata e pandemisë në vend është përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit, ku numri i rasteve të reja kap shifra ditore mbi 1000.

Për vdekjen e tij ka reaguar edh eish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, që shkruan se është në rrezik jeta e njerëzve, pasi nuk ka asnjë strategji nga Qeveria.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seiti, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe të afërmve.

Covid-19 po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa edhe më të frikshme. Mjaft me fjalë boshe duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë.

Nuk mund të lihet situata në rënie të lirë. Siguroni vaksina. Kufizimi i orarit dhe maskat nuk mjaftojnë.

Janë në rrezik jetë njerëzish dhe shëndeti publik. Për 11 muaj nuk vutë në zbatim asnjë strategji.

Lini propagandën dhe krijoni urgjentisht një strategji efektive që të mos dëgjojmë lajme të tilla humbje jete që na trishtojnë e pikëllojnë të gjithëve”- shkruan Tavo.