Aksident i rëndë në Sarandë, makina përplas një vajzë duke ecur në këmbë

Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën hyrëse të Sarandës, në lagjen numër 1.

Një mjet tip “Range Rover ka përplasur një vajzë, e cila ka qenë duke ecur në këmbë. 

 

 

Sikurse shihet edhe nga pamjet e plagosura është në tokë pa ndjenja dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë, e po transportohet në spital.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.