FOTO/ Ja mjeti luksoz që bëri aksidentin e rëndë në Sarandë

Një aksident i rëndë me plagosjen e një kalimtareje ka ndodhur në bashkimin e rrugëve 1, 2 dhe 3 në hyrje të Sarandës.

Sarandanews.com mëson se mjeti që ka përplasur një vajzë, e cila ka qenë duke ecur në këmbë është tip “Range Rover”.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. /Sarandanews.com/