Digjet një banesë në Delvinë, fatmirësisht nuk ka të lënduar
Një banesë në Delvinë është shkrumbuar nga zjarri.
Shkak i zjarrit mësohet se është bërë shpërthimi i bombulës së gazit.
Burime informojnë se shtëpia ka qenë në pronësi të një shtetasi me iniciale I. M.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë, duke shmangur edhe lëndime të personave, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e zjarrit.